Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Përgjatë një interviste, Knight u shpreh se megjithëse vendimi përfundimtar nuk është në dorën e tij, ai me kënaqësi do të rikthehej për të vazhduar tregimin e princit Adam (He-Man), rol i cili luhet nga Nicholas Galitzine. Ndonëse filmi nuk arriti rezultatet e pritura në arkat e kinemave botërore, mbështetja masive e publikut në platformat digjitale ka hapur mundësi për një vazhdim të mundshëm që mund të publikohet direkt në transmetim (streaming).
Mbyllja e filmit lë hapësirë për tregime të reja, duke përfshirë hyrjen e motrës së tij binjake, Princeshës Adora (She-Ra), si dhe rikthimin e personazheve të njohura si Skeletor (Jared Leto) dhe Evil-Lyn (Alison Brie).