Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas raportimeve, një grua 70-vjeçare humbi jetën pasi u godit nga mbeturinat e një ndërtese, ndërsa një person tjetër u lëndua gjatë përpjekjes për t’u larguar nga një objekt.
Pas tërmetit, autoritetet lëshuan paralajmërim për tsunami për disa zona të rajonit, përfshirë Japoninë dhe Filipinet, por alarmi u tërhoq pas rreth dy orësh.
Tërmeti u pasua nga disa pasgoditje, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për mundësi të lëkundjeve të tjera. Rajoni është i njohur për aktivitet të lartë sizmik, megjithatë banorët e përshkruan këtë si një nga tërmetet më të forta të viteve të fundit.