Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ky version i veçantë bashkon dy filmat klasikë “Kill Bill: Volume 1” dhe “Kill Bill: Volume 2” në një film të vetëm me kohëzgjatje rreth 275 minutash, duke përfshirë edhe materiale shtesë të pa publikuara më parë.
Në rolin kryesor rikthehet Uma Thurman si “The Bride”, një ish-vrasëse që kërkon hakmarrje ndaj skuadrës së saj të dikurshme.
Filmi është publikuar më herët në kinema në versione të kufizuara gjatë vitit 2025, ndërsa tani vjen për publik më të gjerë përmes streaming-ut.
Projekti konsiderohet një nga versionet më të plota të veprës kult të Tarantino-s dhe përfshin edhe skena bonus që nuk ishin pjesë e publikimeve origjinale.