Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas Anketa Europiane për Kushtet e Punës, rreth 12% e punonjësve në Bashkimin Europian përdorin inteligjencë artificiale gjeneruese në punën e tyre. Megjithatë, Kosova renditet e shtata në Europë me 20% përdorim, ndërsa Shqipëria e 11-ta me 18%, duke u afruar me nivelet e vendeve më të zhvilluara.
Në krahasim, vende si Greqia dhe Italia kanë nivele shumë më të ulëta përdorimi, rreth 5%, ndërsa disa vende të rajonit si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina raportojnë vetëm 3%.
Inteligjenca artificiale gjeneruese përfshin teknologji që krijojnë përmbajtje të re, si tekste, imazhe apo kode, dhe po përdoret gjithnjë e më shumë në fusha si marketingu, programimi dhe dizajni.
Raporti thekson se përdorimi është më i përhapur tek të rinjtë dhe profesionistët me nivel më të lartë arsimimi, ndërsa vërehen sfida për integrimin e kësaj teknologjie tek punonjësit më të moshuar.
Gjetjet bazohen në mbi 36 mijë intervista të zhvilluara në 35 vende europiane, duke ofruar një pasqyrë të detajuar mbi transformimin e tregut të punës dhe ndikimin e teknologjive të reja.