Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sipas Agjencia e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, inspektimet në vendet e origjinës nuk janë realizuar plotësisht, kryesisht për shkak të pamundësisë së sigurimit të vizave për inspektorët.
Në të njëjtën kohë, Laboratori i Kontrollit të Cilësisë është në proces rinovimi, duke kufizuar kapacitetet për analiza të drejtpërdrejta të barnave. Aktualisht, kontrollet mbështeten në metoda alternative dhe mekanizma mbikëqyrës brenda sistemit farmaceutik.
Përfaqësues të sektorit theksojnë se, pavarësisht sfidave, barnat që qarkullojnë në treg konsiderohen të sigurta, duke u bazuar në licencat ndërkombëtare dhe standardet ekzistuese.
Megjithatë, situata nxjerr në pah nevojën për forcimin e kapaciteteve inspektuese dhe funksionalizimin e plotë të laboratorëve për të garantuar siguri maksimale për pacientët.