Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sekuestrohen rreth 100 mijë euro nga krimet kibernetike në Prishtinë

Vendi  |  05.05.2026 Ora 16:09   

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se janë sekuestruar rreth 100 mijë euro pasuri, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike.

Operacioni është zhvilluar në koordinim me Policia e Kosovës, konkretisht me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, si dhe në bashkëpunim me autoritetet gjermane.

Sipas njoftimit, pasuria e sekuestruar dyshohet të jetë rezultat i aktiviteteve të paligjshme të personave të përfshirë në këtë rast. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është vendosur masë ndaluese ndaj kësaj pasurie dhe janë njoftuar edhe bankat komerciale në Kosovë.

Autoritetet kanë theksuar se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa institucionet mbeten të përkushtuara në luftën kundër krimeve kibernetike, në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing