Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rast i pazakontë në Turqi: Gençlerbirliği shkarkon dy herë të njëjtin trajner

Sport  |  05.05.2026 Ora 16:10   

Klubi turk Gençlerbirliği ka hyrë në histori me një vendim të rrallë, duke e shkarkuar trajnerin Volkan Demirel dy herë brenda të njëjtit sezon.

Ish-portieri i njohur i kombëtares turke pati dy periudha të shkurtra në krye të skuadrës. Mandati i parë zgjati nga tetori deri në dhjetor 2025, ku në gjashtë ndeshje nuk arriti asnjë fitore (tre barazime dhe tre humbje).

Pavarësisht kësaj, klubi vendosi ta rikthejë në stol, por edhe aventura e dytë rezultoi e pasuksesshme. Në nëntë ndeshje, ekipi regjistroi vetëm dy fitore, një barazim dhe gjashtë humbje.

Me këtë bilanc, Demirel bëhet trajneri i parë në historinë e futbollit turk që shkarkohet dy herë nga i njëjti klub brenda një sezoni, pa e nisur atë që nga fillimi.

Megjithatë, ai mbetet një figurë e respektuar në futbollin turk për karrierën si lojtar, ku ka mbrojtur 63 herë për kombëtaren dhe ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Fenerbahçe.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing