Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Inter përgatit “revolucionin” e verës: buxhet 50 mln euro dhe disa afrime

Sport  |  05.05.2026 Ora 16:45   

 

Inter ka nisur planifikimin për sezonin e ardhshëm, duke vënë në dispozicion një buxhet fillestar prej 40-50 milionë eurosh për merkaton verore, me synimin për 5-6 përforcime.

Sipas mediave italiane, fondi mund të rritet ndjeshëm përmes shitjeve, ku në qendër të vëmendjes është Alessandro Bastoni, për të cilin ka interes nga Barcelona, edhe pse ende pa ofertë zyrtare.

Ndryshime të mëdha priten në mbrojtje, pasi lojtarë si Yann Sommer, Matteo Darmian, Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij mund të largohen në fund të kontratave.

Në listën e objektivave janë disa emra të rinj, përfshirë portierin Guglielmo Vicario nga Tottenham Hotspur, si dhe talente si Curtis Jones dhe Nico Paz, ky i fundit në pronësi të Real Madrid.

Gjithashtu, drejtuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë e një riformatimi taktik, duke kaluar në një mbrojtje me katër lojtarë, çka do të ndikojë drejtpërdrejt në profilin e afrimeve të reja.

Me titullin e 21-të në xhep, Interi synon të ndërtojë një skuadër më konkurruese për sezonin 2026/27.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing