Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Një zonë super luksoze në lagjen Salamanca, ku rrugët janë plot me marka të famshme, bizhuteri të shtrenjta edhe apartamente milionëshe. Madje njerëzit atje e përshkruajnë si “qendër tregtare në ajër të hapur”.
Interesante është që kohëve të fundit, shumë milionerë nga Amerika Latine po zhvendosen pikërisht në këtë pjesë të Madridit. Dhe jo për pushime… po për me ble banesa që kushtojnë deri në 18 milionë dollarë.
Çmimet janë ngrit aq shumë, sa Salamanca sot konsiderohet zona më e shtrenjtë në Madrid. Edhe atmosfera ka ndryshu komplet — lokalet tradicionale me tapas po zëvendësohen me restorante dizajni, ku një birrë mundet me kushtu afro 18 dollarë.
Pra, Madridi po hyn në listën e qyteteve më luksoze në Europë… dhe duket që “Golden Mile” po bëhet adresa e re e super të pasurve.