Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Rastet e fundit të fruthit në Kosovë po konsiderohen si alarm serioz për shëndetin publik.

Vendi  |  07.05.2026 Ora 7:50   

Një analizë e publikuar nga Instituti për Politika Shëndetësore dhe Sociale tregon që vaksinimi rutinë ka rënë dukshëm pas pandemisë COVID-19, duke e rritur rrezikun për përhapjen e sëmundjeve ngjitëse, sidomos te fëmijët e pavaksinuar.

Sipas raportit, për me u parandalu shpërthimi i fruthit, duhen të vaksinohen të paktën 95 për qind e fëmijëve me dy doza vaksine. Por në vitin 2025, mbulueshmëria me vaksinën MMR ka rënë në 82 për qind, ndërkohë që në vitin 2017 ishte 99 për qind.

Raporti tregon edhe dallime shqetësuese mes komuniteteve, ku niveli i vaksinimit te disa grupe mbetet shumë i ulët.

Ekspertët paralajmërojnë që dezinformatat pas pandemisë dhe hezitimi ndaj vaksinave po ndikojnë direkt në sigurinë shëndetësore, ndërsa kërkojnë më shumë investim dhe vetëdijesim për vaksinimin rutinë në Kosovë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing