Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

SHBA heq përkohësisht tarifat e vizave për disa tifozë të Kupës së Botës 2026

Të Tjera  |  14.05.2026 Ora 7:45   

Administrata e presidentit Donald Trump ka pezulluar përkohësisht kërkesën që disa vizitorë të huaj të paguajnë deri në 15 mijë dollarë garanci për vizë, nëse janë posedues të konfirmuar të biletave për Kupën e Botës 2026.

Vendimi është bërë i ditur nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe vlen për tifozët e kualifikuar që kanë blerë bileta dhe janë regjistruar në sistemin FIFA Pass, i cili mundëson procedura më të shpejta për vizë.

Masa prek qytetarët nga pesë shtete të kualifikuara për Botërorin – Algjeria, Kepi Verde, Bregu i Fildishtë, Senegali dhe Tunizia – të cilët më parë duhej të paguanin garanci prej 5 mijë deri në 15 mijë dollarë për hyrje në SHBA.

Autoritetet amerikane deklaruan se synimi është lehtësimi i udhëtimit për tifozët para nisjes së Kupës së Botës, e cila fillon më 11 qershor dhe organizohet nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika.

Kjo konsiderohet si një nga lehtësimet e rralla të politikave të emigracionit nga administrata Trump, e cila muajt e fundit ka ashpërsuar kontrollet dhe kufizimet për hyrje në SHBA.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing