Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kosova është renditur si shteti i dytë më i varfër në Europë, menjëherë pas Moldavisë, sipas një raporti të publikuar nga WorldAtlas, i bazuar në të dhënat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (IMF WEO 2025) për GDP-në për kokë banori sipas fuqisë blerëse (PPP).
Sipas raportit, Kosova ka një ekonomi të vogël dhe të orientuar kryesisht nga shërbimet, ndërsa ndërtimtaria, tregtia me pakicë dhe remitancat nga diaspora përbëjnë pjesën më të madhe të aktivitetit ekonomik.
Raporti thekson se remitancat nga diaspora kosovare, veçanërisht nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, përbëjnë rreth 15% të GDP-së së vendit, një nga përqindjet më të larta në botë. Në të njëjtën kohë, papunësia e të rinjve mbetet afër 30%, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk janë të përfshirë as në punë dhe as në arsim apo trajnim.
Sipas të dhënave, Moldavia renditet e para me rreth 19,700 dollarë GDP për kokë banori sipas PPP-së, ndërsa Kosova vjen e dyta me rreth 20,400 dollarë. Pas saj renditen Ukraina, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Bjellorusia, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria.