Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot lansohet platforma për trajnime në siguri kibernetike për shërbyesit civilë

Vendi  |  18.05.2026 Ora 7:32   

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike do të lansojë sot Platformën e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për Shërbyesit Civil, një iniciativë që synon forcimin e kapaciteteve institucionale në mbrojtjen dhe sigurinë digjitale.

Në ceremoninë e lansimit, e cila nis në ora 09:30, do të marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, si dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Sipas njoftimit, platforma do të ofrojë trajnime profesionale dhe praktike për shërbyesit civilë, me fokus në identifikimin e kërcënimeve kibernetike, mbrojtjen e të dhënave dhe përdorimin e sigurt të sistemeve teknologjike.

Ky projekt konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë kibernetike dhe avancimit të transformimit digjital në administratën publike të Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing