Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup për provimin e Jurisprudencës në gjuhën shqipe

Të Tjera  |  18.05.2026 Ora 7:35   

Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare do të protestojnë sot në Shkup kundër mosmbajtjes së provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Protesta vjen si reagim ndaj organizimit të provimit vetëm në gjuhën maqedonase, pavarësisht se shqipja ka status zyrtar në Maqedoninë e Veriut.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, duke theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe në institucione dhe procese profesionale është çështje barazie dhe dinjiteti.

Tubimi do të mbahet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një” dhe nis në ora 16:30 te Ura e Gurit në Shkup. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës, i cili ka ftuar studentët dhe qytetarët të solidarizohen.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing