Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri, pasi presidenti Armand Duka prezantoi italianin Rolando Maran si trajnerin e ri të Kombëtarja e Shqipërisë.
Gjatë konferencës për shtyp, Duka e cilësoi emërimin e Maranit si fillimin e një projekti të ri për futbollin shqiptar, ndërsa konfirmoi edhe mbylljen e bashkëpunimit me ish-trajnerin Sylvinho dhe stafin e tij.
“Mirëdita dhe mirë se keni ardhur sot në këtë ditë të rëndësishme për ekipin kombëtar shqiptar, në të cilin ne do të bëjmë publik emërimin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar, i cili është këtu në krahun e djathtë timin, zotëri Rolando Maran”, deklaroi Duka.
Ai shtoi se federata synon të hapë një fazë të re ambiciesh dhe ndërtimi për ekipin kuqezi nën drejtimin e teknikut italian.
Rolando Maran ka një karrierë të gjatë në futbollin italian, ku ka drejtuar skuadra të njohura si Chievo Verona, Cagliari, Genoa, Brescia dhe disa klube të tjera në Serie A dhe Serie B.