Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Sot në Prishtinë do të mbahet një protestë para objektit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në kundërshtim të vendimit për pezullimin e mallrave dhe shërbimeve ndërtimore në Rugovë.
Protesta do të zhvillohet nën moton “Rugova nuk hesht – Rugova kërkon drejtësi!”.
Sipas organizatorëve, qytetarët do të nisen me transport të organizuar nga lokali “Peja City”, duke filluar nga ora 09:30, për të udhëtuar drejt Prishtinës.
Organizatori i protestës, Idriz Kurtbogaj, ka bërë thirrje që tubimi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe dinjitoze, me fokus mbrojtjen e të drejtave të banorëve të Rugovës.