Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Aplikacionet e dashurisë po humbin besimin? Rritet trendi i takimeve “offline”

Të Tjera  |  22.05.2026 Ora 7:56   

Mashtrimet, profilet e rreme dhe përdorimi i inteligjencës artificiale po i bëjnë gjithnjë e më shumë njerëz skeptikë ndaj aplikacioneve të njohjeve online.

Në Britani të Madhe, disa platforma të reja po tentojnë ta rikthejnë besimin duke verifikuar identitetin e përdoruesve dhe duke organizuar takime reale mes personave me interesa të përbashkëta.

Një prej tyre është një klub për persona me interesa “geek”, si filmat fantastiko-shkencorë apo historia ushtarake, ku fokusi kryesor është njohja në jetën reale dhe larg profileve të rreme.

Ndërkohë, një tjetër platformë kërkon verifikim përmes dokumenteve personale për të shmangur mashtrimet dhe fenomenin e njohur si “catfishing”, kur persona përdorin fotografi ose identitete të rreme.

Sipas një sondazhi në Britani, 47% e të anketuarve mendojnë se asnjë aplikacion takimesh nuk po i plotëson nevojat e tyre, ndërsa 40% thonë se këto aplikacione ua kanë ulur motivimin për të njohur dikë.

Ekspertët sugjerojnë që takimet të kalojnë sa më shpejt nga online në jetën reale, për të shmangur zhgënjimet dhe mashtrimet.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing