Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rreth 2.2 miliardë njerëz në mbarë botën ende nuk kanë qasje në ujë të pijshëm të pastër, ka bërë të ditur Nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Ekonomike dhe Sociale në OKB, Li Jinhua.
Gjatë një konference në Dushanbe të Taxhikistanit, ai tha se progresi për sigurimin e ujit të pastër dhe kanalizimeve mbetet shumë larg objektivave të planifikuara.
Sipas tij, rreth 3.5 miliardë njerëz nuk kanë qasje në kanalizime të sigurta, ndërsa mungesa e investimeve vazhdon të jetë një sfidë e madhe, sidomos për vendet në zhvillim.
Po ashtu, u bë e ditur se hendeku vjetor i financimit për sigurimin e ujit të pastër dhe kanalizimeve kalon mbi 130 miliardë dollarë.