Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Punonjësit në Shqipëri vazhdojnë të punojnë më shumë orë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Evropian, megjithëse produktiviteti i punës mbetet ndër më të ulëtit në Evropë.
Sipas të dhënave të INSTAT, një punonjës në Shqipëri ka punuar mesatarisht 41.3 orë në javë gjatë vitit 2024, ndërsa për punonjësit me pagë, orët arrijnë deri në 43.6 orë në javë.
Ndërkohë, sipas Eurostat për vitin 2025, mesatarja javore e punës në Bashkimin Evropian është 35.9 orë. Në rajon, Shqipëria renditet mes vendeve me orar më të gjatë pune, krahas Turqisë, Malit të Zi dhe Serbisë.
Megjithatë, raportet ndërkombëtare tregojnë se produktiviteti në Shqipëri mbetet i ulët. Një studim i OECD vlerëson se produktiviteti i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Shqipëri arrin vetëm 29% të mesatares së BE-së, ndërsa bizneset e mëdha kanë performancë edhe më të dobët.