Juventus po shqyrton mundësinë e transferimit të Brahim Diaz nga Real Madrid gjatë afatit kalimtar veror. Trajneri Luciano Spalletti e vlerëson prej kohësh profilin e mesfushorit ofensiv, i cili mund të luajë në disa pozita të repartit sulmues.
Diaz nuk ka pasur vazhdimësi të plotë te Real Madridi për shkak të konkurrencës së fortë, ndërsa kontrata e tij skadon verën e ardhshme. Kjo situatë ka shtuar spekulimet për një largim të mundshëm, me Juventusin që po monitoron nga afër zhvillimet.
Interesimi i klubit torinez lidhet edhe me pasiguritë në repartin ofensiv. E ardhmja e disa lojtarëve mbetet e hapur, ndërsa forma jo bindëse e Edon Zhegrova ka shtyrë drejtuesit të kërkojnë alternativa të reja. Mbetet për t’u parë nëse Juventusi do ta konkretizojë interesimin për Diaz në javët e ardhshme.