Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Barcelona ka reaguar ndaj deklaratave të Atletico Madridit lidhur me interesimin për Julian Alvarez, duke pretenduar se oferta prej 100 milionë eurosh për sulmuesin argjentinas është dërguar zyrtarisht. Sipas raportimeve nga media spanjolle, drejtuesit katalanas insistojnë se propozimi i është përcjellë klubit madrilen përmes kanaleve zyrtare, pavarësisht mohimeve publike të Atleticos.
Nga ana tjetër, Atletico Madrid vazhdon të mbajë qëndrimin se lojtari nuk është në shitje dhe se nuk ka marrë asnjë ofertë, duke rikujtuar se kontrata e tij përmban një klauzolë lirimi prej 500 milionë eurosh. Edhe pse Barcelona e konsideron Alvarezin objektivin kryesor për repartin ofensiv, refuzimi i Atleticos mund t’i detyrojë katalanasit të shqyrtojnë alternativa të tjera në merkaton verore.