Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Në Prill në Kosovë u regjistruan mbi 1,100 ndërmarrje - Prishtina prin me pothuajse gjysmën

Vendi  |  02.06.2026 Ora 8:51   

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), gjatë muajit prill 2026 janë regjistruar gjithsej 1,124 ndërmarrje në vend.

Kjo shënon rënie prej 16.1% krahasuar me muajin paraprak dhe rënie prej 1.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Aktivitetet më të shpeshta ekonomike gjatë këtij muaji ishin tregtia me shumicë dhe pakicë (24.4%), akomodimi dhe shërbimet me ushqim (12.8%), si dhe prodhimi dhe ndërtimtaria (nga 9.6%).

Sa i përket madhësisë së bizneseve, pothuajse të gjitha të regjistruara i përkasin kategorisë mikro-ndërmarrje (0–9 të punësuar), ndërsa vetëm një numër shumë i vogël janë ndërmarrje të vogla. Nuk janë regjistruar ndërmarrje të mesme apo të mëdha gjatë këtij muaji.

Në nivel rajonal, Prishtina prin bindshëm me 550 ndërmarrje të reja (48.9%), e ndjekur nga Prizreni, Ferizaj, Peja, Gjilani, Mitrovica dhe Gjakova.

Gjatë këtij muaji janë regjistruar edhe 107 ndërmarrje të shuara, sipas të dhënave të ASK-së, të shpërndara sipas rajoneve dhe aktiviteteve ekonomike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing