Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Alien: Earth” nis xhirimet e sezonit të dytë, fansat presin rikthimin e serialit fantastiko-shkencor

Film  |  04.06.2026 Ora 8:21   

Fansat e serialit fantastiko-shkencor Alien: Earth më në fund kanë një përditësim për sezonin e dytë.

Sipas aktorit Adarsh Gourav, i cili luan personazhin Slightly, xhirimet e sezonit të ri pritet të nisin gjatë javëve të para të qershorit në Londër.

Aktori ka shprehur entuziazmin për rikthimin në projekt, duke thënë se sezoni i dytë do të sjellë një histori edhe më ambicioze dhe ribashkim me kastin e njohur të serialit.

“Alien: Earth” është seriali i parë televiziv në universin e njohur “Alien” dhe ngjarja zhvillohet në vitin 2120, dy vite para filmit origjinal të vitit 1979.

Megjithëse sezoni i dytë është konfirmuar, ende nuk është bërë publike data zyrtare e publikimit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing