Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Sot protestë paqësore në Prishtinë për mbrojtjen e gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut

Vendi  |  05.06.2026 Ora 7:46   
Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë do të organizojë sot një protestë paqësore në mbështetje të përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.

Protesta do të nisë nga ora 14:00 para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë. Sipas organizatorëve, qëllimi është të shprehet kundërshtimi ndaj kufizimeve që, sipas tyre, ndikojnë në të drejtën për përdorimin e gjuhës shqipe në proceset zyrtare arsimore.

Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare dhe respektim të karakterit paqësor të protestës, duke theksuar rëndësinë e të drejtave gjuhësore dhe arsimore për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Protesta pritet të mbahet në mënyrë paqësore dhe në përputhje me rregullat ligjore për tubimet publike.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing