Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Java nis me mot të ngrohtë në Kosovë, nga mesi i javës priten reshje dhe stuhi lokale

Klima  |  08.06.2026 Ora 7:45   

Kosova do të përfshihet nga një mot kryesisht i qëndrueshëm dhe i ngrohtë gjatë kësaj jave, nën ndikimin e masave ajrore që vijnë nga Evropa Qendrore dhe Verilindore. Në pjesën më të madhe të ditëve pritet të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme, ndërsa gjatë orëve të pasdites mund të zhvillohen vranësira konvektive lokale, të cilat në disa zona mund të sjellin reshje të izoluara shiu.

Sipas parashikimeve meteorologjike, nga mesi i javës pritet kalimi i një fronti të dobët atmosferik që mund të sjellë reshje shiu, shkarkesa elektrike dhe në disa rajone të kufizuara edhe breshër. Temperaturat do të mbeten mbi vlerat mesatare për këtë periudhë të vitit, megjithëse drejt fundjavës parashihet një rënie e lehtë graduale e tyre. Për ditën e hënë, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës parashikon mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 14 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 28 gradë Celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1 deri në 4 metra në sekondë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Klima

Marketing