Pishina e Gërmisë do të hapë zyrtarisht sezonin veror këtë të shtunë, duke mirëpritur vizitorët nga ora 10:00.
Nga kjo fundjavë, një nga destinacionet më të frekuentuara verore në Prishtinë do të jetë e hapur çdo ditë nga ora 10:00 deri në 18:00, duke ofruar ambient ideal për freskim, relaks dhe argëtim gjatë ditëve të nxehta.
Vizitorët do të kenë në dispozicion ujë të pastër, komoditet maksimal, ushqim, hapësira relaksuese dhe muzikë, për ta bërë përvojën edhe më të këndshme.
Çmimet e biletave siç është konfirmuar nga NPL Sport Marketing, janë:
Ditët e punës: 4€ për të rritur, 2€ për fëmijë
Fundjavë: 5€ për të rritur, 2€ për fëmijë
Pishina e Gërmisë mbetet një prej pikave kryesore të verës në kryeqytet, duke sjellë kombinimin perfekt mes natyrës, freskisë dhe atmosferës pozitive.