Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Krijuesi i serialit “Yellowstone”, Taylor Sheridan, po rikthehet në ekranin e madh me projektin e ri filmik “F.A.S.T.”, i cili është xhiruar në Spanjë gjatë vitit 2025 dhe pritet të publikohet në vitin 2027.
Në film luan edhe aktori Brandon Sklenar, i njohur nga seria “1923”, ku ai portretizoi Spencer Dutton. Në “F.A.S.T.”, ai luan rolin e një ushtari të forcave speciale që bashkëpunon me DEA-n në një operacion të rrezikshëm.
Filmi është shkruar nga Sheridan, ndërsa regjinë e ka marrë Ben Richardson, i cili ka bashkëpunuar më herët në projekte të ngjashme të tij. Premiera e filmit është planifikuar për prillin e vitit 2027.