Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se niveli i ujit në liqenet e Badovcit dhe Batllavës mbetet nën kapacitetin maksimal të mbushjes.
Sipas njoftimit, Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra, ndërsa Liqenit të Badovcit 1.90 metra për të arritur nivelin maksimal.
KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë ujin dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e burimeve ujore, duke theksuar rëndësinë e përdorimit të përgjegjshëm të tij.