Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Mbi 50 raste të reja me fruth në Kosovë, 17 vetëm në Prishtinë

Vendi  |  09.07.2026 Ora 9:00   
Institucionet shëndetësore kanë ngritur alarmin pas rritjes së rasteve me fruth në Kosovë. Sipas të dhënave më të fundit, janë regjistruar mbi 50 raste të reja në nivel vendi, ndërsa 17 prej tyre janë në Prishtinë.

Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, Valdet Hashani, tha se rritja e rasteve lidhet me uljen e shkallës së vaksinimit të fëmijëve gjatë vitit të kaluar. Sipas tij, mbulueshmëria me vaksinën MMR ishte 82% në nivel vendi dhe vetëm 71% në Prishtinë.

Hashani bëri thirrje që fëmijët të vaksinohen sipas kalendarit të imunizimit, duke theksuar se fruthi është një sëmundje shumë ngjitëse dhe se vaksina MMR është e sigurt. Ai hodhi poshtë pretendimet që e lidhin këtë vaksinë me autizmin, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë shkencore që e mbështet një lidhje të tillë.

 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing