Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Albion Rrahmani transferohet te Venezia, firmos kontratë deri në vitin 2029

Sport  |  09.07.2026 Ora 16:53   

Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, është zyrtarisht futbollist i Venezias, pasi klubi italian konfirmoi transferimin e tij nga Sparta Praga. Reprezentuesi kosovar ka hedhur një hap të rëndësishëm në karrierë duke iu bashkuar skuadrës së sapongjitur në Serie A, me të cilën ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2029. Sipas raportimeve, transferimi i ka kushtuar Venezias rreth 7.5 milionë euro.

Pas prezantimit, Rrahmani u shpreh i entuziazmuar për aventurën e re, duke vlerësuar historinë dhe ambiciet e klubit italian. “Venezia është një klub me një histori të pasur dhe një vizion shumë ambicioz. Të përfaqësosh një qytet kaq unik dhe tifozët e tij të apasionuar është motivim i madh për mua. Do të jap gjithmonë maksimumin dhe së bashku me ekipin do të luftojmë për të arritur objektivat dhe për t’i bërë tifozët krenarë”, deklaroi sulmuesi kosovar.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing