Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Franca i bën thirrje Kosovës për funksionalizimin e institucioneve në Ditën Kombëtare

Vendi  |  15.07.2026 Ora 7:40   

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Francës në Prishtinë, ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u bëri thirrje liderëve politikë të gjejnë kompromis dhe të funksionalizojnë institucionet e vendit.

Ai theksoi se stabiliteti politik dhe institucionet funksionale janë të domosdoshme për avancimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Francës, si dhe për rrugën drejt integrimit evropian.

Në ceremoni, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve, duke thënë se partneriteti po forcohet përmes dialogut politik, bashkëpunimit institucional, kulturës dhe shkëmbimeve arsimore.

Kurti shtoi se integrimi në Bashkimin Evropian është një zgjedhje demokratike dhe një proces që forcon institucionet e Kosovës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing