Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar raportin për skemat e mirëqenies sociale dhe pensionale për muajin shtator 2026.
Sipas të dhënave, numrin më të madh të përfituesve e ka skema e shtesave për fëmijë, ku nga 13.5 milionë euro të ndara kanë përfituar 374,652 fëmijë.
Kategoritë kryesore të përfituesve gjatë shtatorit:
Pensionet bazike të moshës: 172,721 përfitues (27.6 milionë €)
Pensionet kontributpaguese: 47,738 përfitues (11.6 milionë €)
Veteranët e luftës: 39,699 përfitues (7.8 milionë €)
Personat me aftësi të kufizuara: 21,644 përfitues (3.5 milionë €)
Ndihma sociale: 14,664 familje/persona (2.1 milionë €)
Familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës: 12,332 përfitues (3.7 milionë €)
Gjithashtu, mbështetje financiare morën 6,817 lehona të papunësuara (3.4 milionë €) dhe 2,176 lehona të punësuara (1 milion €). Raporti përfshin edhe kategoritë e tjera si punëtorët e arsimit të viteve '90, pensionet e FSK-së, TMK-së dhe Trepçës