Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

UP-së i mbesin rreth 2 mijë vende të lira për studime

Vendi  |  16.07.2026 Ora 7:45   

Universiteti i Prishtinës ka ende rreth 2 mijë vende të lira për studime baçelor, edhe pse këtë vit kanë aplikuar rreth 7.100 kandidatë për 5.600 vende të planifikuara. Lista e programeve ku kanë mbetur vende të lira do të publikohet nesër.

Prorektorja për Cilësi dhe Çështje Studentore, Majlinda Zhitija-Gjelaj, tha se kandidatët që nuk janë pranuar në programin e dëshiruar do të kenë mundësi të aplikojnë në programe të tjera të ngjashme brenda Universitetit.

Në nivelin master, shumica e programeve kanë arritur t’i plotësojnë kuotat. Ndërkaq, risi këtë vit ishte rezervimi i kuotave për mërgatën shqiptare, arbëreshët e Italisë dhe të Zarës, si dhe shqiptarët në Turqi. Sipas Zhitija-Gjelajt, për shkak të kohës së shkurtër të informimit aplikuan vetëm 14 kandidatë, prej të cilëve katër u pranuan.

Ajo bëri të ditur se Universiteti ka rishikuar programet studimore në kuadër të procesit të riakreditimit, duke i përshtatur ato me kërkesat e tregut të punës. Sipas saj, ndryshime të rëndësishme janë bërë veçanërisht në Fakultetin e Inxhinierisë Kompjuterike, me synim përgatitjen e studentëve për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing