Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht edhe këtë mëngjes, pa vonesa të gjata.
Sipas të dhënave të fundit, pritjet për hyrje dhe dalje janë nga 3 deri në 5 minuta në shumicën e pikave kufitare.
Një shtim i lehtë i kolonave është vërejtur në Dheu i Bardhë dhe Muçibabë, por situata mbetet e qetë dhe nuk raportohet për pritje të gjata.
Në pikat e tjera kufitare, qarkullimi vazhdon të jetë i rregullt, me pritje minimale. Megjithatë, autoritetet presin shtim të fluksit të automjeteve dhe kolonave gjatë ditëve në vijim, për shkak të sezonit veror.