Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Yjet e Barcelonës, Lamine Yamal dhe Pau Cubarsi, janë shumë pranë shkrimit të historisë përpara finales së Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës, që zhvillohet të dielën në New York.
Nëse aktivizohen në finale, dy talentët e dalë nga akademia La Masia do të bëhen lojtari i tretë dhe i katërt më i ri në histori që luajnë në një finale të Kupës së Botës. Yamal, 19 vjeç e gjashtë ditë, do të kalojë në këtë renditje Kylian Mbappen, duke mbetur pas vetëm legjendave Pelé dhe Giuseppe Bergomi.
Sulmuesi i Barcelonës ka qenë një nga lojtarët kyç të Spanjës gjatë gjithë turneut, ndërsa Cubarsi ka luajtur çdo minutë, duke udhëhequr një mbrojtje që ka pësuar vetëm një gol.
Nëse Spanja triumfon ndaj Argjentinës, Yamal dhe Cubarsi do të bëhen gjithashtu lojtari i tretë dhe i katërt më i ri që kanë ngritur ndonjëherë trofeun e Kupës së Botës.