Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

FIFA prezanton unazat e kampionëve për fituesin e finales Spanjë–Argjentinë

Sport  |  17.07.2026 Ora 17:17   

FIFA ka prezantuar një risi për finalen e Kupës së Botës 2026 mes Spanjës dhe Argjentinës, duke njoftuar se ekipi fitues do të shpërblehet edhe me unaza të personalizuara të kampionëve, një traditë e frymëzuar nga ligat amerikane si NBA dhe NFL.

Sipas FIFA-s, do të prodhohen gjithsej 2.026 unaza për të shënuar vitin 2026. Prej tyre, 30 unaza do t'u dhurohen lojtarëve dhe stafit të ekipit kampion, ndërsa 1.996 të tjerat do të dalin në shitje si artikuj zyrtarë koleksionistësh, të pajisur me certifikatë autenticiteti.

Unazat do të kenë një dizajn ekskluziv që do të kombinojë trofeun e Kupës së Botës me elemente të identitetit të kombëtares fituese.

FIFA ka bërë të ditur gjithashtu se kapiteni dhe trajneri i ekipit kampion do të marrin unaza simbolike menjëherë para ngritjes së trofeut, ndërsa më pas do të organizohet një ceremoni private ku secili anëtar i skuadrës do të pajiset me unazën përfundimtare.

Finalja do të zhvillohet në stadiumin MetLife, ndërsa trofeu pritet t'i dorëzohet kampionit nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Sport

Marketing