Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Fermerët përballen me vështirësi në grumbullimin e grurit, kërkojnë ndërhyrje nga institucionet

Vendi  |  20.07.2026 Ora 7:37   

Në kulmin e sezonit të korrje-shirjeve, fermerët në Kosovë po përballen me vështirësi serioze në grumbullimin e grurit. Shumë mullinj po refuzojnë ta pranojnë prodhimin, duke u arsyetuar me mungesën e hapësirave për deponim.

Përveç kësaj, çmimi i grurit ka rënë në 16 deri në 18 centë për kilogram, nivel që, sipas fermerëve, nuk mbulon as kostot e prodhimit.

Si pasojë, shumë kombajna kanë ndërprerë punën, ndërsa fermerët po detyrohen ta mbajnë grurin në ara ose ta depozitojnë përkohësisht në oborret e tyre.

Fermerët kërkojnë zgjidhje urgjente nga institucionet për sigurimin e hapësirave të grumbullimit dhe mbështetje për prodhimin vendor, në mënyrë që të mos pësojnë humbje të mëdha gjatë këtij sezoni.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing