Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministria e Financave ka nisur një proces të gjerë verifikimi të përfituesve të shtesave për fëmijë, pas rritjes së tyre në 30 euro në muaj. Qëllimi është identifikimi i rasteve kur familjet që janë larguar nga Kosova vazhdojnë të përfitojnë nga skema.
Aktualisht, rreth 406 mijë fëmijë marrin shtesa mujore. Sipas Ministrisë, një numër i konsiderueshëm i përfituesve i është nënshtruar kontrollit, ndërsa procesi i verifikimit ende po vazhdon.
Ekspertët vlerësojnë se mungesa e kritereve të qarta dhe mosndërlidhja e sistemeve elektronike mes institucioneve kanë krijuar hapësirë për keqpërdorime.
Ministria ka bërë të ditur se përveç verifikimeve përmes platformës e-Kosova dhe institucioneve përkatëse, po përgatitet edhe një ligj i ri që do të përcaktojë kriteret e përfitimit të shtesave për fëmijë dhe skemave të tjera sociale.