Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Diell në mëngjes, pasdite stuhi

Vendi  |  21.07.2026 Ora 7:26   
Të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në orët e mëngjesit, ndërsa gjatë pasditës dhe mbrëmjes, pritet herë pas here të depërtojnë sisteme të organizuara stuhish.

Këto sisteme do të sjellin lokalisht shi të rrëmbyeshëm, stuhi të dhunshme ere deri në 110 km/h, breshër dhe shkarkesa të ashpra rrufesh.

Si pasojë e reshjeve intensive në një kohë të shkurtër, lokalisht priten edhe përmbytje të shpejta. Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërsa gjatë kalimeve të sistemeve të fuqishme, pritet të shfaqen në formën e stuhive të dhunshme, me shpejtësi deri në 110 km/h.

Këto erëra mund të shkaktojnë dëmtime lokale, përfshirë thyerje të degëve të mëdha, rrëzim të pemëve të dobëta, dëmtime në çati, sera dhe struktura të lehta.

Objektet e palidhura mund të zhvendosen ose të fluturojnë, duke paraqitur rrezik për njerëzit dhe pronën.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 15 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C. /MeteoKosova/
 
 

Komentet

Marketing

 

Tjera në Vendi

Marketing