Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Breshëri i ditëve të fundit nuk ka shkaktuar dëme në kulturat bujqësore në rajonin e Prishtinës, Lipjanit dhe Obiliqit, sipas fermerëve të kontaktuar. Megjithatë, në disa komuna të tjera të Kosovës, dëmet raportohen të jenë të konsiderueshme.
Fermeri Gani Dobratiqi thotë se kulturat e tij i kanë shpëtuar breshrit, por kërkon krijimin e një fondi të posaçëm për kompensimin e plotë të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore, si breshëri dhe zjarret.
Të njëjtën kërkesë e mbështet edhe Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, e cila propozon krijimin e një fondi ose sigurimin e kulturave bujqësore për t'u ofruar fermerëve mbështetje financiare në raste dëmesh.
Edhe ekspertët e bujqësisë bëjnë thirrje që në buxhet të parashihet një linjë e veçantë për kompensimin e fermerëve, ndërsa Ministria e Bujqësisë ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë pranë tyre.