Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Brazili mbetet furnizuesi kryesor i Kosovës me mish dhe nënprodukte të shpendëve. Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, gjatë periudhës janar–qershor 2026 janë importuar nga Brazili rreth 9.77 milionë kilogramë, duke e lënë larg vendeve të tjera eksportuese.
Në vendin e dytë renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 3.25 milionë kilogramë, ndërsa pas tyre vijnë Turqia me 1.29 milionë kilogramë, Sllovenia me 1.03 milionë kilogramë dhe Polonia me rreth 924 mijë kilogramë.
Ndër eksportuesit më të mëdhenj të mishit të shpendëve drejt Kosovës janë edhe Mbretëria e Bashkuar, Rumania, Italia, Greqia dhe Hungaria.
Të dhënat përfshijnë importin e mishit dhe nënprodukteve të shpendëve, të freskëta, të ftohura ose të ngrira, dhe tregojnë se tregu kosovar vazhdon të mbështetet në masë të madhe te importet për këtë kategori produktesh.