Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Universi Kinematografik i Marvel ka nisur fuqishëm fushatën për filmin e ri “Avengers: Doomsday”, pasi traileri i parë ka arritur 503 milionë shikime vetëm brenda 24 orëve.
Sipas të dhënave të publikuara nga “Variety”, ky është lansimi i dytë më i madh i një traileri filmi në histori, pas “Spider-Man: Brand New Day”, i cili mban rekordin me 703 milionë shikime.
Filmi pritet të sjellë një përballje të madhe mes Avengers dhe Doctor Doom, personazhi që do të interpretohet nga Robert Downey Jr. Në kast pritet të shfaqen gjithashtu personazhe nga “Fantastic Four”, Wakanda dhe X-Men.
“Avengers: Doomsday” do të jetë një nga filmat më të mëdhenj të Fazës së Gjashtë të Marvel dhe pritet të dalë në kinema më 18 dhjetor.