Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

“Spider-Man: Brand New Day” sjell një kapitull të ri për Peter Parkerin

Film  |  22.07.2026 Ora 8:27   

Tom Holland rikthehet si Spider-Man në Universin Kinematografik të Marvel me filmin e ri “Spider-Man: Brand New Day”, i cili sjell ndryshime të mëdha për personazhin e Peter Parkerit.

Pas ngjarjeve të “Spider-Man: No Way Home”, ku të gjithë harruan identitetin e tij, Peter tashmë përballet i vetëm me jetën e tij si hero. Në filmin e ri, marrëdhënia me MJ dhe Ned do të marrë një drejtim të ri, pasi ata nuk e kujtojnë më Peterin.

Zendaya ka treguar se në këtë histori do të shihet një ndryshim interesant te personazhet, pasi këtë herë Peter është ai që humbet optimizmin, ndërsa MJ shfaq një anë më pozitive.

Filmi do të sjellë edhe rikthimin e disa personazheve të njohura, përfshirë Hulk-un, The Punisher dhe disa figura të reja nga bota e Marvel. “Spider-Man: Brand New Day” pritet të dalë në kinema më 31 korrik.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing