Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

Tom Holland përgatitet të luajë Fred Astaire: “Dua t’i bëj vetë të gjitha vallëzimet”

Film  |  24.07.2026 Ora 8:12   

Aktori britanik Tom Holland po përgatitet për një nga sfidat më të mëdha të karrierës së tij – interpretimin e legjendës së kinemasë dhe vallëzimit, Fred Astaire.

Holland ka nisur përgatitjet për filmin e ri të Sony Pictures, i cili do të drejtohet nga regjisori Paul King. Aktori ka treguar se ka filluar provat e para të vallëzimit dhe pas përfundimit të angazhimeve të tij promovuese do t’i rikthehet intensivisht trajnimit.

“Dua të bëj vetë vallëzimet dhe t’i xhiroj ato në një mënyrë që do ta kishte bërë edhe Fred Astaire”, tha Holland.

Aktori ka një përvojë të mëparshme në vallëzim, pasi në fillimet e karrierës së tij luajti në muzikalin “Billy Elliot” në Londër.

Holland pranoi se një nga pengesat që i ka mbetur peng është fakti se u largua nga vallëzimi pas atij projekti, por tani është i emocionuar që po rikthehet në atë botë.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Film

Marketing