Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilloi një tryezë të përbashkët me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad, ku u diskutuan prioritetet zhvillimore të Kosovës dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.
Takimi u mbajt pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve të reja, të cilat përfshijnë bashkëpunimin juridik, investime infrastrukturore për përgatitjet e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, si dhe zgjerimin e mësimdhënies së gjuhës frënge në Kosovë.
Rizvanolli prezantoi prioritetet e Kosovës në energji, infrastrukturë, teknologji dhe digjitalizim, duke ftuar kompanitë franceze të investojnë në projektet e ardhshme zhvillimore.
Nga ana tjetër, ministri Haddad e cilësoi këtë si fillimin e një bashkëpunimi më të gjerë mes Francës dhe Kosovës, duke theksuar se Lojërat Mesdhetare 2030 krijojnë mundësi të rëndësishme për projekte të përbashkëta dhe investime të reja.