Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Numri i personave që marrin mbështetje për rehabilitim profesional në Zvicër ka shënuar rritje gjatë vitit 2025.
Sipas Zyrës Federale të Sigurimeve Shoqërore, rreth 61 mijë persona përfituan nga masat e rehabilitimit profesional, rreth 3 mijë e 300 më shumë se një vit më parë. Shpenzimet për këto programe arritën në 979 milionë franga zvicerane.
Problemet e shëndetit mendor vazhduan të jenë shkaku kryesor i aftësisë së kufizuar, duke përbërë 55% të rasteve tek përfituesit e rehabilitimit. Te të rinjtë, kjo përqindje ishte edhe më e lartë, rreth 64%.
Në vitin 2025, më shumë se 41 mijë persona përfunduan programe rehabilitimi profesional, ndërsa rreth 47% e tyre arritën të rikthehen në tregun e punës.
Zvicra vazhdon të zbatojë parimin “rehabilitim para pensionit”, me qëllim që personat me aftësi të kufizuara të mbështeten për t’u rikthyer në punë sa më shumë që të jetë e mundur.