Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga sot ka hyrë në fuqi një regjim i ri i qarkullimit në rrugën “Tirana”, në lagjen Lakërishtë.
Sipas njoftimit, segmenti nga rruga “Dritan Hoxha” drejt rrethrrotullimit të Lakërishtës do të funksionojë me një kah të lëvizjes, ndërsa nga rrethrrotullimi i Lakërishtës drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jenë në dispozicion dy shirita të qarkullimit.
Komuna ka publikuar edhe një video me organizimin e ri të trafikut dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë sinjalizimin e ri, në mënyrë që qarkullimi të jetë sa më i sigurt dhe i rregullt.