Radio Plus 102.2 FM

call + 383 44 776 000

La casa de +

p

Radio +

102.2FM

Profili

 E Hëne  - E Premte

 12:00 - 13:45

+383 44 776 000

Livestream

Dëgjo Radio Plus Live

BE kërkon veprime të përbashkëta pas krizës me emigrantët në kufirin Spanjë-Marok

Të Tjera  |  04.08.2026 Ora 9:12   

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë thirrje për veprime të përbashkëta për forcimin e sigurisë kufitare, pas fluksit të madh të emigrantëve në enklavën spanjolle Ceuta.

Sipas autoriteteve spanjolle, rreth 69 mijë e 500 emigrantë janë kthyer në Marok pas kalimeve masive të kufirit, ndërsa dhjetëra persona kanë humbur jetën gjatë përpjekjeve për të kaluar kufirin.

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian do të zhvillojnë një takim urgjent për të diskutuar situatën dhe masat që duhet të ndërmerren.

Von der Leyen ka theksuar se mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së është përgjegjësi e përbashkët dhe ka kërkuar forcim të kontrolleve kufitare, parandalim të migrimit të paligjshëm dhe luftë kundër rrjeteve të trafikimit të njerëzve.

Kriza në Ceuta ka shkaktuar tensione mes disa vendeve anëtare të BE-së, ndërsa liderët evropianë po kërkojnë një përgjigje të përbashkët ndaj sfidave të migracionit.

Komentet

Marketing

 

Tjera në Të Tjera

Marketing