Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Rihanna mund t’i japë fund pritjes gati 10-vjeçare për një album të ri.
Partneri i saj, A$AP Rocky, zbuloi në një podcast se këngëtarja "është në studio" dhe po punon intensivisht në projektin e ri muzikor.
Albumi i fundit i Rihanna-s, "Anti", u publikua në vitin 2016. Që atëherë, ajo ka publikuar vetëm disa këngë të veçanta, ndërsa është përqendruar në bizneset e saj, përfshirë markën e kozmetikës Fenty Beauty dhe linjën e të brendshmeve.
Edhe vetë Rihanna kishte deklaruar më herët se dëshiron të rikthehet vetëm me një album që i përmbush pritshmëritë e fansave, duke theksuar se nuk do të publikojë një projekt "mesatar".
Megjithëse ende nuk ka një datë zyrtare publikimi, deklarata e A$AP Rocky ka rritur pritjet se rikthimi muzikor i Rihanna-s mund të jetë shumë afër.