Radio Plus 102.2 FM
call + 383 44 776 000
Dëgjo Radio Plus Live
Reperi amerikan Macklemore ka njoftuar se do të dhurojë 1 milion dollarë, të ardhurat e tij neto nga pjesëmarrja në turneun e Ed Sheeran, për gjashtë organizata që mbështesin palestinezët.
Vendimi vjen pasi Macklemore u largua nga turneu i Sheeran, ndërsa edhe artistët e tjerë që ishin pjesë e performancave hapëse dhanë dorëheqjen në shenjë solidariteti.
Macklemore i bëri thirrje edhe pronarit të New England Patriots, Robert Kraft, që të dhurojë të njëjtën shumë për ndihmë humanitare.
“Pavarësisht se për çfarë nuk pajtohemi, ndoshta mund të pajtohemi për këtë: jetët palestineze ia vlen të mbështeten”, shkroi Macklemore.
Kraft, i cili kishte kritikuar më herët deklaratat dhe materialet e shpërndara nga Macklemore në skenë, tha se beson se të gjitha jetët duhet të mbrohen. Ai bëri të ditur se Ed Sheeran i kishte kërkuar të angazhohej me 2 milionë dollarë për të ndihmuar në krizën humanitare në rajon.
Megjithatë, Kraft nuk konfirmoi se do të bëjë një donacion të ri prej kësaj shume. Ai tha se synimi i tij, së bashku me Sheeran dhe pronarë të tjerë stadiumesh, është të vazhdojnë përpjekjet për të ndërtuar ura mes komuniteteve.
Turneu i Ed Sheeran vazhdon këtë fundjavë në Filadelfia.